← Shfleto

Astrit Turku

Doktor i shkencave të gjeologjisë

Lindi në maj të vitit 1941 në Tiranë. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje. Studimet e larta i filloi në Universitetin e Moskës (Rusi) dhe i përfundoi në Fakultetin e Inxhinierisë – Dega gjeologji në Tiranë më 1962. Po në këtë fakultet edhe doktoroi më 1996 me temën: ” MINERALIZIMET SULFURE TË Cu – Ni ME E.G.P. NË ZONËN TRANZITORE MANTA – KORE TË LARTË”. Dr. Astrit Turku së pari punoi si bashkëpunëtor tekniko – shkencor në Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave të Tiranës, gjeolog në Minierën e Kromit në Batër. Kryetar i Ekipit të Ndërmarrjes Gjeologjike të Tiranës dhe shef i Departamentit të Qendrës së Informacionit Dokumentacionit shtetëror e teknik të Tiranës. Në vitin 2000 mori titullin “ Mjeshtër kërkimesh”. Është marrë me stratigrafinë e shkëmbinjve karbonikë. Rezultatet e studimeve i ka paraqitur në artikuj shkencorë në tri gjuhë ( shqip, anglisht e frëngjisht). Ka marrë pjesë në simpoziume kombëtare e ndërkombëtare.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.