← Shfleto

Astrit Kallapodhi

Doktor i shkencave të ekonomisë – ekonomisë agrare

Lindi më 1926 në Delvinë. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje. Studimet e larta i kreu në Universitetin e Sofjes (Bullgari), Dega Ekonomi agrare ku diplomoi më 1952. Astrit Kallapodhi mori gradën “Doktor i shkencave” më 1980. Dr. Astrit Kallapodhi në fillim punoi në Degën e Bujqësisë të Grumbullimit dhe të Pyjeve në Komisionin e Planit të Shtetit. Punoi në Ministrinë e Bujqësisë me detyrë drejtor i kooperativave bujqësore, 25 vjet ishte pedagog dhe përgjegjës i Katedrës dhe zëvendësdekan i Fakultetit të Agronomisë të Institutit të Lartë Bujqësor të Kamzës. Pas doktorimit. Dr. A. Kallapodhi mori titullin “Profesor”. Ka botuar disa tekste universitare e shumë referenca me mëse 2000 faqe teksti. Dr. Astrit Kallapodhi dha kontribut në reformimin e Shkollës së Bujqësisë dhe të Fakultetit të Ekonomisë Bujqësore.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.