← Shfleto

Astrit Bardhi

Magjistër i shkencave të natyrës – matematikës

Lindi më 1953 në Prizren. Shkollën fillore e kreu në Prishtinë, Gjimnazin matematikor në Beograd. FSHMN-Dega e Matematikës i kreu në Prishtinë më 1977. Në të njëjtin fakultet i bëri edhe studimet pasuniversitare dhe magjistroi në prill të vitit 1985 me temën: ”KLASA AKSIOMATIKE RADIKALE“(sr). Mr. Astrit Bardhi pas diplomimit punoi si asistent në Katedrën e Matematikës të FSHMN në Prishtinë. Mr. A. Bardhi si nxënës dhe student ka qenë i dalluar në lëmin e matematikës e mu për atë ka marrë pjesë në shumë gara të matematikanëve të rinj në Jugosllavi dhe jashtë saj dhe ka të botuara 15 punime në revistat e shkencave natyrore si në revistën „Matematike-fizika“. Aktualisht Mr. Astrit Bardhi jeton dhe punon në SHBA.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.