Asllan Vitaku
Doktor i shkencave kimiko – teknologjike
Lindi në shtator të vitit 1945 në Mitrovicë. Shkollën fillore dhe të mesmen (Teknikën) i kreu në vendlindje. Fakultetin e Teknologjisë e kreu në Tuzëll më 1970. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Teknologjisë-Dega e Kimisë Inxhinierike në Zagreb, ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1985 me temën: ”NDIKIMI I KARAKTERISTIKAVE FIZIKO – KIMIKE TE AGLOMERATIT NË KAPACITETIN TE FURRËS SHAHTE PËR PRODHIMIN E PLUMBIT“(kr). Mr. Asllan Vitaku doktoroi në Fakultetin e Xehetarisë dhe të Metalurgjisë të Mitrovicës në mars të vitit 2000 me temën: ”NDIKIMI I TREGUESVE TEKNOLOGJIKË NË PROCESIN E SHKRIRJES REDUKTUESE TË ALGOMERATIT TË PLUMBIT”. Dr. Asllan Vitaku punoi si teknolog në Kombinatin “Trepça” të Mitrovicës, në Industrinë e Plumbit dhe Zinkut. Ka qenë në specializim në Francë. Ka qenë ligjërues në SHLT të Mitrovicës e prej aty kaloi si ligjërues i lëndës Instrumentet matëse me automatikë në Fakultetin e Xehetarisë dhe Metalurgjisë të Mitrovicë ku ishte edhe prodekan i këtij fakulteti. Ka të botuara 25 punime shkencore.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.