← Shfleto

Asllan Imeri

Magjistör i shkencav teknike – xehetarisë

Lindi më 1960 në Mitrivicë. Shkollën fillore dhe të mesmr (Teknike) i kreu në vendlindje, Fakultetin e Xehetarisë-Gjeologjisë e kreun në Zagreb më 1982. Po aty i bëri edhe studimet pasuniversitare dhe magjistroi në mars të vitit 1988 me temën: ”CAKTIMI I RREZISTËNCES SË AJROSJES NË HAPËSIRAT E GALERISË SË MINIERAVE TË XEHEROREVE TË METALEVE”(kr). Mr. Asllan Imeri së pari punoi si mësimdhënës në Shkollën Teknike të Mitrovicës, prej vitit 1982 është zgjedhur asistent i lëndës Ajrosja e minjerave në Fakultetin e Xehetarisë-Metalurgjisë të Mitrovicës, mandej ligjërues i lëndës Ndërtimtaria në Miniera ku edhe punon. Mr. A. Imeri ka të botuara 10 punime shkencore, 5 projekte shkencore të Degës së Xehetarisë-Metalurgjisë, një dispensë për studentë të këtij fakulteti. Tash jeton jashtë Kosovës.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.