Asllan Haxha
Magjistër i shkencave teknike – ndertimtarisë
Lindi më 1942 në Mitrovicë. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje. Fakultetin e Ndërtimtarisë e kreu në Beograd më 1969. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Ndërtimtarisë të Zagrebit, ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1986 me temën:”?“(kr). Mr. Asllan Haxha së pari punoi si inxh. i Ndërtimtarisë në Mitrovicë e më 1972 zgjidhet asistent në Degën e Ndërtimtarisë të Fakultetit Teknik të Prishtinës. Më 1985 zgjidhet ligjërues në këtë fakultet ku edhe tash punon.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.