← Shfleto

Asllan Hamiti

Doktor i shkencave të filologjisë

Lindi në maj të vitit 1960 në Goden të Gjilanit. Shkollën fillore e kreu në Hasanbeg të Shkupit, kurse Gjimnazin në Shkup. Fakultetin Filologjik-Dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe e kreu në Shkup më 1985. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Filologjisë të Prishtinës, ku edhe magjistroi në qershor të vitit 1994 me temën: ”GJUHA SHQIPE NË FJALORIN E GJORGJE PULEVSKI”. Mr. Asllan Hamiti doktoroi në Fakultetin Filologjik të Shkupit në maj të vitit 1999 me temën:”E FOLMJA E KARADAKUT TË SHKUPIT”. Dr. Asllan Hamiti së pari u zgjodh asistent për lëndët fonetika dhe fonologjia e gjuhës shqipe dhe arriti deri te prof. inordinar në Fakultetin Filologjik të Shkupit. Ky ka të botuara 4 punime profesionale, 2 punime shkencor, 4 tekste për shkollën fillore, 1 për të mesmen dhe 1 tekst universitar.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.