Asllan Bilalli
Doktor i shkencave juridike
Lindi në nëntor të vitit 1952 në Dufë të Gostivarit. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në Gostivar. Fakultetin Juridik e kreu në Prishtinë më 1975. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Juridik Grupi: Drejtësia Ndërkombëtare Publike dhe private në Zagreb, ku edhe magjistroi në qershor të vitit 1980 me temën: ”MËNJANIMET MË KRYESORE NGA APLIKIMI I SË DREJTËS NDËRKOMBËTARE NË TË DREJTËN NDËRKOMBËTARE JUGOSLLAVE PRIVATE”(kr). Mr. Asllan Bilalli doktoroi në Fakultetin Juridik të Prishtinës në dhjetor të vitit 2000 me temën: ”PËRCAKTIMI I SË DREJTËS KOMPETENTE NË SHTETET ME SISTEME TË PËRBËRA JURIDIKE”. Dr. Asllan Bilalli në fillim punoi si jurist në Ndërmarrjen e Pyjeve, mandej në Kuvendin e Komunës së Gostivarit, prej aty shkoi me detyrë në Gjykatën Kushtetuese të Maqedonisë në Shkup. Më 1984 pranohet asistent, ligjërues i lëndës E drejta ndërkombëtare private në Fakultetin Juridik të Prishtinës, ku tash është ligjërues i rregullt. Ka qenë në specializim në Strasburg, ka të botuara 7 punime shkencore. Ka qenë prodekan i Fakultetit Juridik të Tetovës ku edhe mban ligjërata në të dy universitetet e Tetovës.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.