← Shfleto

Artion Dhrami

Doktor i shkencave të gjeologjisë

Lindi në vitin 1957 në Patos të Fierit. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në Patos e Fier. Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave e kreu në Tiranë më 1981. Studimet pasuniversitare i bëri në Itali dhe u doktorua më 1995 me temën: ” STUDIO GEOMINERARIO DEL GIACIMENTO GASSIFERO DI SPILAMBERTO”(it)..Dr. Artion Dhrami së pari punoi si inxh. gjeolog në Institutin e Naftës e të Gazit në Fier. Ka marrë pjesë në përgjithësimin e rajonit Mlikut-Rodon - Durrës, me punime komplekse gjeologo-gjeofizike etj. Vdiq më 1998.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.