← Shfleto

Arsim Morina

Doktor i shkencave të mjekësisë

Lindi më 1956 në Pejë. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në vendlindje. Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Prishtinë më 1980. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Mjekësisë në Zagreb, ku edhe magjistroi në maj të vitit 1987 me temën: ”SHKAQET E VDEKSHMËRISË TE TË LËNDUARIT ME GJAKDERDHJE EPIDUALE”(kr). Mr. Arsim Morina doktoroi në Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë në nëntor të vitit 1996 me temën: ”NEUROLOGJIA TRIGEMINALE DHE RËNDËSIA E DEKOMPRIMIMIT MIKROVASKULAR TË NJERIUT TRIGEMINAL NË SHËRIMIN E SAJ”. Dr. Arsim Morina punoi si mjek në Qendrën Mjekësore të Pejës, mandej në Klinikën e Kirurgjisë të Fakultetit të Mjekësisë të Prishtinës, specializimin e bëri në Fakultetin e Mjekësisë në Lubjanë, në Zvicër dhe në Gjermani. Më 1988 u zgjodh asistent i kirurgjisë së përgjithshme dhe luftarake në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës, ku arriti deri te prof. inordinar i kësaj lënde në këtë fakultet. Ka të botuara 22 punime shkencore. Ka marrë pjesë në disa kongrese e simpoziume në vend dhe jashtë vendit.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.