← Shfleto

Arjana Ylli-Kraja

Doktor e shkencave të natyrës – bioteknologjisë

Lindi në qershor të vitit 1965 në Tiranë. Aty i kreu shkollimin fillor, të mesmen dhe Fakultetin e Shkencave të Natyrës – Dega Biologji më 1986. U doktorua në Universitetin e Tiranës në korrik të vitit 1996. Me vendim nr. 3535 të datës 11.04. 1996 Tiranë. Dr. Arjana Ylli-Kraja mori titullin “Biologe” mandej, titullin “Asistent profesor” në vitin 2000. Specializoi në Bari e Romë të Italisë dhe në Austri. Ka qenë anëtare e disa Shoqatave, si Shoqata Shqiptare e Fiziologjisë së Bimëve. Ka disa punime të publikuar dhe ka marrë pjesë në disa projekte shkencore.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.