← Shfleto

Arjan Beqiraj

Doktor i shkencave të gjeologjisë – petrolog

Lindi në maj të vitit 1961 në Salari të Tepelenës. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje e në Tepelenë. Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave e kreu në Tiranë më 1986, Po në këtë fakultet edhe doktoroi në vitin 1996 me temën: ” KARAKTERISTIKAT GJEOLOGJIKE E GJEOKIMIKE TË KOMPLEKSIT OFIOLITIK TË BULQIZËS DHE TË MINERALIZIMEVE TË KROMIT E PLATINOIDEVE TË LIDHURA ME TO”. Dr. Arjan Beqiraj së pari punoi si inxh. gjeologjie në Ndërmarrjen Gjeologjike të Bulqizës, mandej si punonjës shkencor në Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave të Tiranës. Më 1997 ka qenë në specializim për petrografi në Universitetin “La Sapienza” të Romës. Ka paraqitur 4 raporte gjeologjike, 6 artikuj shkencorë, 5 prej tyre të botuar jashtë dhe ka marrë pjesë më 4 kumtesa në tubime shkencore (në 2 jashtë shtetit).

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.