Arjan Abazi
Doktor i shkencave të ekonomisë
Lindi në prill të vitit 1963 në Tiranë. Shkollën fillore, të mesmen dhe Fakultetin Ekonomik i kreu në Tiranë më 1986 dhe doktoroi po në Fakultetin Ekonomik të Tiranës më 1996 dhe mori gradën “Doktor i Shkencave Ekonomike”. Dr. Arjan Abazi punoi si asistent e pedagog në Fakultetin Ekonomik-Katedra e Planifikimit të Ekonomisë në Tiranë, pedagog në Departamentin e Marketingut e të Turizmit për lëndet: “Hyrje në marketing” dhe “Shpërndarjes e forcës së shitjes”. Ka marrë pjesë në seminare kualifikimi në Universitetin Linkoln në SHBA, Skoci, në Universitetin e Veronës (Itali). Ka ligjëruar edhe në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike të Tiranës. Dr. A. Abazi është autor-bashkautor i shumë teksteve mësimore universitare (9 tekste) të botuara. Ka bërë studime për transportin tokësor që janë të botuar dhe ka bashkëpunuar me universitete në: Japoni, Greqi, Gjermani, Suedi.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.