← Shfleto

Ardiana Dimo

Doktor e shkencave të gjeologjisë

Lindi në maj të vitit 1967 në Fier. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje. Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave e kreu në Tiranë më 1990. Studimet pasuniversitare i bëri në Universitetin Paris –XIOrsoi (Francë). Ku doktoroi më 1997 me temën: ” MEKANIZMI I VENDOSJES SË OFIOLITEVE NË SHQIPËRI (fr). Dr. Ardiana Dimo së pari filloi punën si asistente në Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave të Tiranës, pasi doktoroi punën e vazhdoi në Francë. Është marrë me problemet e mekanizmit të formimeve të ofioliteve në Shqipëri, rezultatet e studimeve i ka paraqitur në 4 artikuj shkencorë dhe në referate.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.