Ardian Shehu
Doktor i shkencave të gjeologjisë
Lindi në tetor të vitit 1958 në Berat. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje. Studimet e larta i kreu në Universitetin Paris VII (Francë), ku diplomoi si inxh. gjeomorfolog, më 1992. Specializimin e kreu në Universitetin Paris - Sud (Francë) e më 1999. U doktorua në Universitetin e Tiranës me temën: ”MBROJTJA, ADMINISTRIMI DHE PARASHIKIMI I EVOLUCIONIT TË VIJES BREGORE TË SHQIPËRISË”. Dr. Ardian Shehu së pari punoi si inxh. në Institutin e Naftës e të Gazit të Fierit, pedagog në Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave të Tiranës. Është marrë me studimin e gjeomorfologjisë së hapësirës bregdetare, mbrojtja, dhe rehabilitimi i bregdetit. Ka botuar edhe artikuj shkencorë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.