Ardian Grezda
Magjistër i shkencave kompjuterike
Lindi më 1970 në Gjakovë. Shkollimin fillor, gjimnazin dhe Fakultetin e Elektroteknikës i kreu në Prishtinë më 1994. Studimet pasuniversitare i kreu në Fakultetin e Inxhinierisë Kompjuterike në Londër ku edhe magjistroi në tetor të vitit 2000 me temën:”KOMPRESIMI I IMAZHEVE NË NIVELIN GRE (an). Mr. Ardian Grezda punoi si inxhinier në Ndërmarrjen “Eko Impex” mandej në Inka Digjital në Angli, në Raiffeisen Bank në Prishtinë. Aktualisht punon në Post telekomin e Kosovës në Prishtinë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.