Ardian Christian Kyçyku
Doktor i dyfishtë i filologjisë dhe i teologjisë
Lindi më 1969 në Pogradec. Mësimet e para dhe ato të mesmet i kreu në vendlindje. Studimet për gjuhë dhe letërsi shqipe i bëri në Fakultetin e Filologjisë të Tiranë më 1994. Doktoroi në letërsinë krahasuese dhe botërore në Universitetin e Bukureshtit në Rumani. Dr. Ardian Christian Kyçyku doktoroi edhe në teologji në Fakultetin e Teologjisë në Universitetin e Bukureshtit. Doktori i dyfishtë merret edhe me pikturë. Shkruan edhe prozë, tregime, romane në shqipe dhe në atë rumune. Ka të botuara 15 vepra. Doktori i dyfishtë shqiptar punon dhe jeton në Bukuresht.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.