Arber Ahmetaj
Magjistër i shkencave diplomatike
Lindi më 1965 në Tropojë. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje, kurse studimet e larta i mbaroi në Universitetin e Tiranës në Fakultetin e Mjekësisë-Dega e Farmacisë. Studimet pasuniversitare i bëri në Universitetin e Maltës në Akademinë Mesdhetare të Studimeve Diplomatike ku dhe magjistroi. Mr. Arbër Ahmetaj me profesion është gazetar dhe shkrimtar i lirë. Përveç me publicistikë merret edhe me krijimtari letrare ( me prozë për të rritur) ka dy vepra të botuara. Mr. Arbër Ahmetaj jeton dhe punon në Zvicër.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.