Antoneta Deda (Cela)
Doktor i shkencave të natyrës – fizikës
Lindi më 1947 në Tiranë. Shkollimin fillor të mesmin dhe Fakultetin e Shkencave të Natyrës-Dega e Fizikës, i kreu në Tiranë më 1969. Doktoroi në Fakultetin e Shkencave të Natyrës më 1985 me Vendimin e Komisionit të Lartë të Atestimit nr. 120 dhe me Vendimin e Këshillit të Ministrave nr.1343 të datës 18.10.1985. Dr. Antoneta Deda(Cela) punoi si asistente në Katedrën e Fizikës, më 1974 u zgjodh pedagoge (ligjëruese) e fizikës në Fakultetin e Shkencave të Natyrës - Dega e Fizikës në Tiranë. Dr. Antoneta Deda ka 7 punime shkencore dhe 3 tekste universitare. Ka marrë pjesë në 11 konferenca shkencore në vend dhe jashtë, mori pjesë në 3 projekte. Ka qenë deputete e Kuvendit Popullor të Shqipërisë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.