Anton Berishaj
Doktor i shkencave të sociologjisë
Lindi më 1954 në Priftën të Tuzit. Shkollën fillore e kreu në Tuz, kurse të mesmen (Gjimnazin) në Ulqin. Fakultetin Filozofik-Dega filozofi-sociologji, e kreu në Prishtinë më 1979. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Filozofik-Dega e Sociologjisë në Zagreb ku edhe magjistroi në qershor të vitit 1987 me temën: ”POZITA SHOQËRORE-EKONOMIKE E FEMRËS SHQIPTARE NË KOSOVË”(kr). Mr. Anton, K. Berishaj doktoroi në të njëjtin fakultet në Zagreb në dhjetor të vitit 1997 me temën: ”NDRYSHIMET FAMILJARE NË MALËSI”(kr). Dr. Anton K. Berishaj fillimisht punoi si mësimdhënës i filozofisë dhe i sociologjisë në Tuz, në gjimnazin e Prishtinës dhe në Shkollën Teknike e më 1980 kaloi në Fakultetin Filozofik të Prishtinës, në fillim si asistent i sociologjisë së përgjithshme I dhe II. dhe arriti gradën prof. ordinar i lëndëve Sociologjia e Mërgimit, Bazat e sociologjisë I dhe II, ka numër të konsideruar punimesh shkencore, dhe një monografi të botuar. Ka qenë drejtor i Fondit SOROS për Kosovën në Prishtinë. Ka qenë edhe shef i Departamentit të sociologjisë në Fakultetin Filozofik të Prishtinës.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.