← Shfleto

Anton Arapi

Magjistër i teologjisë kishtare

Lindi më 1888 në Shirokë rrethi i Skraparit. Shkollimin fillor dhe të mesëm i kreu në Shkodër. Studioi Filozofinë dhe teologjinë në Itali, ku edhe magjistroi në Filozofiteologji. Mr. Anton Arapi ka qenë drejtor i Kolegjit të Françeskajve në Shkodër. Ka qenë bashkëpunëtor i mbretit Zog. Mr. A. Arapi është marrë me shkrime nga lëmi e filozofisë dhe sociologjisë, ku shkroi më tepër se 70 studime e artikuj. Në veprimtarinë letrare ka të botuar edhe disa romane e artikuj. Ka shkrua kryesisht në revisten “Hylli i Dritës”. Punimet nga filozofia-sociologjia i ka botuar kryesisht në Romë. Mr. A. Arapi ka bashkëpunuar me shumë revista ditor të kohes në Shqipëri. Me ardhjen e sistemit komunist në Shqipëri Mr. Anton Arapi u pushkatua nga regjimi komunist më 1946 në Tiranë.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.