Anonimi I Elbasanit
(No degree)
Autori i një teksti të vjetër, të zbuluar më 1949 që mban titullin “PSALLTIKO” (psalltir), përmban disa fragmente Ungjijësh dhe një predikim të lirë të ritit ORTODOKS. Është i shkruar në një alfabet origjinal, më i vjetri i njohur për shqipen, ky dorshkrim përbëhet prej 58 faqeve me përmbajtje fetare. Në lidhje me autorësinë e veprës, ka disa teza: një palë ia atribojnë në Papa Totasit, pronar i dorshkrimit, kurse tani Theodor Bogumili, emri i të cilit është mbi kapakët e librit. Në tekst përdoret e folmja kalimtare e jugut të Shkumbinit, një shqipe e pastër që ka pësuar shumë pak ndikimin e turqishtës, me drejtëshkrim mjaft të qëndrueshëm, që flet për një traditë të mëparshme. Ka aty neologjizma, të krijuar për të sjellë në shqip terminologjinë fetare dhe ndonjë takim me gjuhën e Pjetër Bogdanit. Teksti është gjetur midis disa dorshkrimeve elbasanase në manastirin e Shen Gjon Vladimirit afër Elbasanit e themeluar më 1381 nga Karl Topia. Totasi e ka shkruar titullin dhe emrin e vet në një tjetër alfabet origjinal. Dihet se teksti, së fundit, ka qenë i banorëve të Polisit të Librazhdit. Që përfshihej në krahinën e Shpatit. Sipas të gjitha të dhënave dorshkrimi duhet t’i përkasë pjesës së parë të shekullit XVII e latë, ashtu si edhe vet Totasi. Ky është një dokument me vlerë shkencore të shekullit XVII-të. 1 2. 1 Dhimiter Shuteriqishih “Fjalorin Enciklopedik shqipëtar.” A SH. e RPSH. Tiranë-1985, f26. 2 Elbasani-Enciklopedi, grup autorësh faqe 15. Elbasan 2003.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.