Androkli Kostallari
Doktor i shkencave të filologjisë – akademik
Lindi më 1922 në Leusë të Përmetit. Mësimet e para i mori në vendlindje, Gjimnazin e filloi në Shkodër dhe e përfundoi në Tiranë. Studimet e larta i kreu në Universitetin “Lomonosov” të Moskës më 1954. Filloi punën në Institutin e Shkencave pastaj në Fakultetin Historisë e të Filologjisë të Universitetit të Tiranës. Ishte edhe dekan. A. Kostallari ka drejtuar Institutin e Historisë e të Gjuhësisë (1958 - 1990). Është ndër themeluesit të Akademisë e Shkencave të Shqipërisë dhe anëtar e Presidiumit të saj. Fushë kryesore të veprimtarisë shkencore e kishte gjetur leksikologjinë, dhe leksikografinë. Kreu një varg studimesh për leksikun e shqipes dhe ka qenë përgjegjës i Sektorit të leksikologjisë e leksikografisë (1955-1990). Ka marrë pjesë në Komisionin hartues të Drejtëshkrimit së gjuhës shqipe. Vdiq në Tiranë më 1992.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.