← Shfleto

Andrea Shundi

Doktor i shkencave të agronomisë

Lindi më 1934 në Tiranë. Mësimet fillestare dhe të mesmet i kreu në vendlindje. Fakultetin e Agronomisë e kreu në ILB të Kamzës më 1956. Së pari punoi në Institutin e Kërkimeve Bujqësore të Lushnjës, mandej punoi në Ministrinë e Bujqësisë në Tiranë e prej aty emërohet përgjegjës i Bujqësisë në Kukës, e prej vitit 1980 punon si pedagog, por ishte edhe dekan i Fakultetit të Agronomisë dhe mban titullin “Profesor “. Ky kontriboi mjaft në kërkimet shkencore. Ka të botuara disa tekste universitare, si autor-koautor, ka një monografi dhe më shumë se 80 punime shkencore.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.