← Shfleto

Andon Papingji

Doktor i shkencave të agronimisë – fitopatologjisë

Lindi më 1933 në Korfuz. Mësimet e para i mori në vendlindje, kurse të mesmet në Durrës. Studimet e larta i bëri në Fakultetin e Mbrojtjes së Bimëve në Bullgari në Degën e Fitopatologjisë ku i kreu me sukses të shkëlqyeshëm më 1957. Më 1958 u emërua inspektor i Mbrojtjes së Bimëve dhe kryespecialist në Ndërmarrjen Kimike në Durrës ku prodhoheshin pesticidet e bujqësisë. Mori gradën “Doktor i shkencave”. Dr. Andon Papingji ka dhënë kontribut të madh në mbrojtjen e bimëve. Ka më tepër se 20 studime me vlerë të veçanta në mbrojtjen e bimëve dhe mban titullin “Punënjës i Shquar i shkencës dhe i teknikës”. Doktoroi në shkencat e agronomisë në fushën e fitopatologjisë.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.