Anastas Angjeli
Doktor i shkencave të ekonomisë
Lindi në maj të vitit 1956 në Sarandë, me prejardhje është nga Jermena. Mësimet e para i bëri në vendlindje të mesmet në Tiranë, ku e kreu edhe Fakultetin Ekonomik - Dega Ekonomi-Financa me 1980. Doktoroi në Fakultetin Ekonomik të Tiranës në Financat Publike më 1987 dhe i kreu disa kualifikime brenda dhe jashtë vendit. Së pari punoi si ekonomist në Banken e Shqipërisë Dega në Sarandë. Pedagog për Financa Publike në Katedren e Finacës në Fakultetin Ekonomik, në Universitetin e Tiranës, zv. Ministër dhe Ministër i Finacave. Deputet në Kuvendin e Shqipërisë. Ka qenë zv.kryetar i Komisionit Ekonomi-Financa dhe i privatizimit në Kuvendin Popullor. Dr. Anastas Angjeli është autor e bashkautor i disa librave e monografive dhe autor i disa studimeve të botuara brenda dhe jashtë vendi. Titullin Profesor i Asociuar e mori më 1995, kurse profesor më 1998 është Akademik dhe Rektor i Universitetit të Mesdheut.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.