← Shfleto

Ambroz Marlaskaj

Doktor i dyfishtë i filozofisë e teologjisë

Lindi në qershor të vitit 1848 në Mirditë. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në Shkodër, kurse studimet për filozofi e teologji i kreu në Romë ku edhe doktoroi në këto dy fusha filozofi dhe teologji. Dr. Ambroz Marlaskaj ka qenë prof. i teologjisë në “Antonianum” të Romës. Ka qenë anëtar i Parlamentit në pushtetin e Zogut e më 1923 është ndjekur. Dr. A. Marlaskaj është marrë edhe me shkrime. Ka shkruar në revistën “Hylli i Dritës” por i kanë mbetur të pabotuara shumë dorëshkrime nga lëmi i Teologjisë morale, që ruhen në bibliotekën e “Antoniamum” të Romës. Vdiq në Romë më 1939.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.