← Shfleto

Alush Gashi

Doktor i shkencave të mjekësisë – anatomisë

Lindi më 1950 në Prigodë të Burimit. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në Pejë. Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë më 1974 në afat rekord. Studimet pasuniversitare i bëri në Qendrën për Studime Postdiplomike në Zagreb në Degën e Biomedicinës ku edhe magjistroi në maj të vitit 1977 me temën: ”BAZAT TOPOGRAFIK-ANATOMIKE E ANASTEZIONIT PËRCIELLËS TË GANGLINEVE PTERINGOPALATINALE TË TRUNGUT TË NERVIT MAKSILAR”(kr). Mr. Alush Gashi doktoroi në Entin e Anatomisë të Fakultetit të Mjekësisë të Zagrebit në korrik të vitit 1979 me temën: ”BAZA ANATOMIKE E SINDROMIT STILOID”(kr). Dr. Alush Gashi ka qenë student i dalluar në mësime dhe mu për këtë u zgjodh demonstrues në Institutin e Histologjisë dhe të Embriologjisë të Fakultetit të Mjekësisë të Prishtinës. Mandej u zgjodh asistent i anatomisë, ku arriti deri te prof. ordinar i kësaj lënde në këtë fakultet. Ka qenë drejtor i Institutit të Anatomisë dhe dekan i Fakultetit të Mjekësisë të Prishtinës. Specializoi në Prishtinë dhe në Kaliforni, ka të botuara 80 punime shkencore dhe një tekst universitar. Dr. A.Gashi është doktori më i ri i Anatomisë ndër Shqiptarët. Dr. A.Gashi tash po merret me politikë dhe është delegat i Kuvendit të Kosovës në Prishtinë (mandati i dytë).

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.