← Shfleto

Alqi Naqellari

Doktor i shkencave të ekonomisë

Lindi në dhjetor të vitit 1953 në Memaliaj. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje. Fakultetin Ekonomik-Ekonomia agrare e kreu më 1976 në Tiranë, ku dhe doktoroi në maj të vitit 1992 me temën: ”EFEKTIVITETI EKONOMIK I SHPENZIMEVE DHE INVESTIMEVE NË KULLOTA DHE PROBLEME TË ORJENTIMIT BLEGTORAL TË TEPELENËS”. Dr. Alqi Naqellari në fillim punoi në Ndërmarrjen Bujqësore të rrethit të Tepelenës, në Bankën Ekonomike, drejtor i Degës së Bankës Agrare të Tepelenës, përgjegjës i Zyrës së Financës në Institutin e Kërkimeve Biologjike në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë. Dr. A. Naqellari ka të botuara disa tekste, artikuj shkencorë e monografi si autor e si bashkautor. Mori pjesë në konferenca shkencore në vend dhe jashtë vendit, si dhe mori pjesë në disa projekte të menaxhimit të burimeve natyrore, është autor i dy monografive dhe i më se 30 artikujve publicistikë botuar në shtypin e përditshëm të vendit.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.