← Shfleto

Aliriza Selmani

Magjistër i shkencave të historisë

Lindi më 1944 në Gjilan. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në vendlindje. Fakultetin Filozofik-Dega e Historisë e kreu në Prishtinë më 1970. Po në këtë fakultet i bëri edhe studimet pasuniversitare dhe magjistroi në Prishtinë në shkurt të vitit 1984 me temën: ”KAZAJA E GJILANIT 1908 – 1912”. Mr. Aliriza Selmani së pari punoi si mësues, pastaj si profesor i historisë në Gjimnaz dhe në Shkollën “Arbëria” të Gjilanit, si bashkëpunëtor i Institutit të Historisë të Kosovës në Prishtinë. Ka të botuara disa biografi të luftëtarëve të Anamoravës dhe në fejtone në shumë revista të vendit. Regjimi serb e largoi nga arsimi si të papërshtatshëm në aspektin ideologjik. Pas luftës së UÇK-së përseri iu kthye arsimit dhe u emrua drejtor i Arkivit Historik të Gjilanit. Mr. A. Selmani ka të botuar temen e magjistraturës dhe 25 punime shkencore.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.