Alije Vokshi
Magjistër i artit figurativ
Lindi më 1945 në Prishtinë. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje. Fakultetin e Artit Figurativ e kreu në Beograd më 1968. Po në këtë fakultet i bëri edhe studimet pasuniversitare dhe magjistroi në Beograd në dhjetor të vitit 1981 me temën:”AKTI I MBRËMJES”(sr). Mr. Alije Vokshi punoi si mësimdhënëse e Artit Figurativ në Shkolla të mesme të Prishtinës, më 1978 u zgjodh asistente në Fakultetin e Arteve të Prishtinës, ku tash është profesoreshë e rregullt e këtij fakulteti. Mr. Alije Vokshi ka marrë pjesë në shumë ekspozita individuale dhe kolektive në Kosovë dhe jashtë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.