Ali Zatriqi
Doktor i shkencave të mjekësisë
Lindi më 1929 në Novi Pazar. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje. Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Beograd më 1960. Pas një përvoje të gjatë mjekësore doktoroi në Fakultetin e Mjekësisë të Beogradit në qershor të vitit 1977 me temën: ”VËSHTRIMI KRITIK NË MJEKIMIN KIRURGJIK TË SËMUNDJES ULCEROZE TË LUKTHIT DHE TË DEUDENUMIT TE TË SËMURIT E MJEKUAR NË PAVIONIN KIRURGJIK NË NOVI PAZAR DHE NË KLINIKËN KIRURGJIKE TË PRISHTINËS NË PERIUDHËN (1966-1973) (sr). Dr. Ali Zatriqi në fillim punoi si mjek në Novi Pazar. Specializimin nga Kirurgjia e përgjithshme e kreu në Klinikën Kirurgjike të Beogradit më 1966 punoi si specialist në vendlindje. Më 1971 kaloi në Spitalin e Përgjithshëm në Klinikën e Kirurgjike të Prishtinës. Specializoi edhe në SHBA, u zgjodh docent i lëndës së Kirurgjisë në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës ku arriti deri te prof. ordinar i kësaj lënde në këtë fakultet. Ka të botuara 74 punime profesionale-shkencore si autor-koautor si dhe dy libra të botuara nga kirurgjia.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.