← Shfleto

Ali Topalli

Doktor i shkencave të natyrës – fizikës

Lindi në maj të vitit 1940 në Vitak të Skenderajt. Shkollën fillore e kreu në Runik, të mesmen në Ferizaj. SHLP-Drejtimi Fizikë – BAT e kreu në Prishtinë më 1965. Mandej e vazhdoi Shkallën e Dytë të Fakultetit të SHMN-Dega e Fizikës në Prishtinë ku diplomoi më 1977. Studimet pasuniversitare i bëri në Institutin “R. Boshkoviq” në Zagreb (për shkak të ngjarjeve në ish - Jugosllavi) doktoroi në FSHMN të Tiranës në dhjetor të vitit 1997 me temën: ”KONCEPTI FOTON-BAZË PËR SHPJEGIMIN E DUKURIVE OPTIKE“. Dr. Ali Topalli së pari punoi si mësimdhënës i fizikës dhe i BAT-it në Gjimnaz dhe në Normale të Mitrovicës. Më 1977 u zgjodh asistent i fizikës në Fakultetin e Xehetarisë dhe të Metalurgjisë në Mitrovicë ku arriti deri te docent i kësaj lënde në këtë fakultet. Ishte edhe prodekan i këtij fakulteti të Mitrovicës. Ka të botuara 5 punime dhe 3 dispensa.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.