← Shfleto

Ali Thaçi

Doktor i shkencave të mjekësisë

Lindi më 1938 në Gjakovë. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) e kreu në vendlindje. Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Sarajevë më 1964. Pas kryerjes së specializimit nga Mjekësia interne që e kreu në Qendrën Klinike “Rebro” të Zagrebit, doktoroi në Fakultetin e Mjekësisë në Zagreb në dhjetor të vitit 1981 me temën: ”BLLOQET KURALE, FREKUENCA, RRJEDHJA DHE KOMPLIKIMET E TYRE NË POPULLATËN E CAKTUAR”(kr). Dr. Ali Thaçi së pari punoi si mjek në Gjakovë, ku edhe e vazhdoi punën në Polikliniken e Kombinatit “Emin Duraku”. Më 1972 zgjidhet asistent i lëndës Mjekësia interne në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë. Ka marrë pjesë në shumë kongrese e simpoziume dhe ka të botuara 40 punime profesionale si autor-koautor, dhe një tekst universitar. Dr. A. Thaçi merret edhe me krijimtari letrare, shkruan poezi për të rritur. Vdiq në Gjakovë në vitin 2006.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.