Ali Sylça
Doktor i shkencave të ekonomisë
Lindi në gusht të vitit 1940 në Pejë. Shkollën fillore dhe të mesmen (Ekonomike) i kreu në vendlindje. Fakultetin Ekonomik e kreu në Prishtinë më 1965. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Ekonomik të Zagrebit, ku edhe magjistroi në shkurt të vitit 1975 me temën: ”ANALIZA E SHFRYTËZIMIT TË KAPACITETEVE TË INDUSTRISË SË TEKSTILIT NË KSA TË KOSOVËS”(kr). Mr. Ali Sylça doktoroi në Fakultetin Ekonomik të Prishtinës në prill të vitit 2002 me temën: ” NGRITJA E PRODUKTIVITETIT TË PUNËS NË KUSHTET KONKRETE TË AFARIZMIT TË NDËRMARRJEVE INDUSTRIALE TË KOSOVËS”. Dr. Ali Sylça në fillim punoi si mësimdhënës në Shkollën Ekonomike të Pejës, kurse më 1968 kaloi në SHLE si ligjërues i lëndëve Ekonomia e ndërmarrjes dhe Kontabiliteti financiar me llogari përfundimtare. Ka qenë edhe drejtor i SHLE të Pejës tri mandate, asistent i lëndës Ekonomia e ndërmarrjes në Fakultetin Ekonomik në Prishtinë, ka ligjëruar edhe në Shkollën e Lartë Teknike në Mitrovicë. Ka të botuar temën e magjistraturës dhe 4 dispensa të lëndëve që i ligjëron dhe disa punime profesionale-shkencore dhe 1 libër universitar.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.