Ali Shala
Doktor i shkencave teknike – ndërtimtarisë
Lindi në mars të vitit 1940 në Akrashticë të Vushtrrisë. Shkollën fillore e nisi në Pantinë dhe e kreu në Vushtrri, kurse të mesmen (Gjimnazin) e kreu në Mitrovicë. Fakultetin e Ndërtimtarisë e filloi në Shkup dhe e kreu në Beograd më 1967. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Ndërtimtarisë-Drejtimi i Hidroteknikës në Beograd, ku edhe magjistroi në qershor të vitit 1987 me temën: ”DINAMIKA E UJËRAVE NËNTOKËSORE NË SHEMBUJT E SHUMADISË SË RE”(sr). Mr. Ali Shala doktoroi në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe të Arkitekturës në Prishtinë në dhjetor të vitit 1993 me temën: ”KONTRIBUT METODAVE PËR VLERËSIMIN E RESURSEVE TË UJËRAVE NËNTOKËSORE”. Dr. Ali Shala së pari punoi si inxh. në Kombinatin “Trepça” të Mitrovicës. Më 1969 kaloi në KNI “R. Sadiku” në Repartin e Betonjerkës në Mitrovicë. Aty u zgjodh asistent i lëndës Rregullimi i rrjedhave të lumenjve dhe meliorizimi hidroteknik në Fakultetin e Ndërtimtarisë në Katedrën e Hidroteknikës të Prishtinës dhe arriti deri te prof. inordinar i kësaj lënde në këtë fakultet. Ka udhëhequr më tepër se 20 projekte për furnizim me ujë në Kosovë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.