Ali Lazareni
Doktor i shkencave të bujqësisë – agronomisë
Lindi më 1938 në Elbasan. Mësimet e para dhe të mesmet i mori në vendlindje. Studimet e larta i bëri në Institutin e Lartë të Kamzës, 47 vjet kultivoi duhanin, dhe 17 vjet ishte drejtor i Stacionit të Duhanit. Është prof. i asocuar, ka kontribuar për duhanin duke dhënë 1 hibrid dhe 6 kultivarë të duhanit. Dr. A. Lazareni është autor i 4 librave, 2 monografive dhe i më shumë se 100 artikujve teknikodivulgativë, 29 punime shkencore dhe një numër kumtesash në konferenca shkencore në vend dhe jashtë. Ka marrë “Çmimin e Republikës” të shkallës II, dhe dekoratën “Punonjës i shkencës dhe i teknikës” si dhe “Urdhrin e punës”.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.