← Shfleto

Ali Jakupi

Doktor i fesë islame

Lindi më 1913 në Desivojcë të Kamenicës (Dardanës). Shkollën fillore e kreu në Gjilan (në serbishte), njëkohësisht mësoi leximin e Kuranit që e bëri hatme në moshën 8 vjeç. Medresenë “Atik” të Gjilanit e kreu më 1927, mandej e vazhdoi Medresenë “Meddah” në Shkup. Prej aty u kthye në Gjilan ku e vazhdoi Shkollën e mesme në Sarajevë në “Mekteb-Nuvvab” ku u shkollua 3 vjet me radhë që ishte i vetmi nga Kosova më 1931. Më 1936 Ali Efendi Jakupi i vazhdoi studimet në Universitetin “Al Az Har” të Kajros ku edhe qëndroi duke studiuar 20 vjet. Pas studimeve u punësua në Bibliotekën Universitare të Kajros (punoi si punëtor shkencor edhe në Bibliotekën e Aleksandrisë 11 vjet). Gjatë asaj kohe Ali Efendiu mësoi gjuhët: shqipen si gjuhë amtare, serbishten, turqishten, arabishten, frëngjishten, persishten, osmanishten dhe rusishten. d.m.th. dinte 8 gjuhë dhe u specializua për leximin e dokumenteve të shkruara në gjuhët Osmane, Persiane e Ruse. Pas 20 vjet qëndrimi në Bibliotekën Universitare të Al Az Harit në Kajro më 1957 u emërua përkthyes në Ambasadën Egjiptiane në Ankara. Në Turqi ka qenë i respektuar dhe dijetari-(alimi) më i madh i kohës, jo vetëm në Turqi por edhe në botën Islame. Ka qenë shkencëtar-poliglot i shekullit të kaluar, i çmuar në Botë por i harruar nga shqiptarët. Një shkencëtar arab Dr. Emeludin Ishanogu e futi Ali Efendin në Njësinë Bibliografike në Enciklopedinë Islame. (Sipas Dr. J. Vatocit Ali Efendi Jakupi renditet në radhën e doktorëve të shkencave për kontributin e dhënë për dije e shkencë larg vendlindjes) Nuk ka lënë pasardhës fare. Dr. Ali Efendi Jakupi vdiq në Stamboll më 1988 dhe u varros në varrezat Sakizagaci në Edimekapi.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.