Ali Hadri
Doktor i shkencave të historisë
Lindi në mars të vitit 1928 në Lushnjë. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në Gjakovë. Fakultetin Filozofik-Dega Histori e kreu në Beograd më 1956, ku i bëri edhe studimet pasuniversitare dhe magjisrtoi në Beograd në janar të vitit 1960 me temën: ” LIDHJA E PRIZRENIT 1878-1881”(sr). Mr. Ali Hadri doktoroi në Fakultetin Filozofik të Prishtinës në dhjetor të vitit 1970 me temën: ”LUFTA NACIONAL-ÇLIRIMTARE NË KOSOVË 1941-1945”(sr). Dr. Ali Hadri është kandidati i parë që doktoroi në Universitetin e Prishtinës. Ai punoi si profesor i Historisë në Shkollën Normale, në Fakultetin Filozofik në Prishtinë dhe arriti deri te prof. ordinar i lëndës Historia e popullit shqiptar në këtë fakultet. Ka qenë nismëtar dhe udhëheqës i studimeve pasuniversitare në Katedren e Historisë në Fakultetin Filozofik të Prishtinës, prodekan dhe dekan i këtij fakulteti, drejtor i Institutit të Historisë së Kosovës. drejtor i Revistës shkencore “Përparimi”, kryeredaktor i revistes “Gjurmimet Albanalogjike” dhe “Kosova”, kryetar i Lidhjes së Historianëve të Jugosllavisë, ka marrë pjesë në shumë simpoziume ndërkombëtare me kumtesa për historiografinë shqiptare. Dr. Ali Hadri është themelues dhe anëtar i ASHA-s të Kosovës në Prishrinë. Ka të botuara 11 monografi ( 5 shqip, 6 serbisht) si tekste shkollore në të dy gjuhët për të gjitha nivelet, për fillore, të mesme dhe universitare. Ka të botuara 129 punime shkencore në dy gjuhët. Ka qenë në shumë funksione politikoshoqërore krahinore e republikane në Ish Jugosllavi. Anëtar i rregullt i ASHA të Kosovës. Akademik Ali Hadri vdiq në Pejë më 1987.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.