← Shfleto

Ali Dida

Doktor i shkencave të sociologjisë

Lindi më 1931 në Prizren. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje. Fakultetin Filozofik e kreu në Beograd më 1957. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Juridik të Beogradit, ku edhe magjistroi në qershor të vitit 1966 me temën: “NEGLIZHENCA E TË MITURËVE SI DUKURI SOCIOLOGJIKE“(sr). Mr. Ali Dida doktoroi në Fakultetin Filozofik të Zagrebit në tetor të vitit 1970 me temën: “ ASPEKTET SOCIOLOGJIKE TË GJINDSHMËRISË SOCIOPATE TË FËMIJËVE DHE TË RIJVE NË DRITËN E TRENDEVE MIGRACIONALE NË KOSOVË“(kr). Dr. Ali Dida ka qëndruar në shumë Universitete jashtë vendit si: Tiranë, Jenë, Kopënhagen, Varshavë, Kajro, Aleksandri, Istamboll, Peking, Degestan, Berlin, Mynhen e tj. Mbajti ligjërata nga fusha e Sociologjisë dhe dukurive Sociologjike në Kosovë. Ka të botuara 100 punime shkencore, 13 libra nga fusha e Sociologjisë-filozofisë, 2 tekste universitare dhe 2 për të mesmen. Ka udhëhequr shumë magjistratura-doktorata, Ka qenë drejtor i Gjimnazit, Normales në Prizren. Prodekan në Fakultetin Teknik, Prorektor i UP. Drejtor i Institutit të Filozofisë-Sociologjisë. Drejtor i Entit të Kosovës për Marrëdhënie Ndërkombëtare Shkencë, Kulturë e Arsim. Ka marrë pjesë në shumë tubime shkencore në vend dhe jashtë vendit. Ka qenë prof. ordinar i sociologjisë në Fakultetin Filozofik të Prishtinës. Vdiq në Prishtinë më 1997.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.