← Shfleto

Ali Dhrimo

Doktor i shkencave të filologjisë

Lindi në mars të vitit 1938 në Çorraj të Delvinës. Mësimet e para i mori në vendlindje dhe në Kuç, Politeknikumin e kreu në Tiranë. Studimet i filloi në Gjermani dhe i kreu në Fakultetin Histori-Filologji të Universitetit të Tiranës. Ali Dhrimo punoi në Sektorin e Gramatikës në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë, ku ishte kryeredaktor i revistës “Gjuha jonë”. Ka qenë dekan i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja të Tiranës. Mori gradën “ Doktor i shkencave” filologjike me monografinë “Mbiemrat në gjuhën shqipe” e mandej mori titullin “Profesor”. Dr. Ali Dhrimo ka botuar “Fjalorin Gjermanisht – Shqip”, ka edhe botime të tjera. Mori pjesë në simpoziume kombëtare dhe ndërkombëtare.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.