Ali Cërabregu
Doktor i fesë islame
Lindi në Cërabreg të Deçanit, atëherë ish rrethi i Gjakovës. Sipas mbiemrit duhet të jetë nga Cërabregu i Deçanit por është i njohur si Ali efendi Gjakova (Ali efendi el-fikri El-Jakovi). Shkollimin e bëri në Perandorinë Osmane, ku mori gradën Doktor i Fesë Islame. Për aftësinë që tregoi në përvetësimin e diturisë Islame, Dr. Ali efendi Gjakova u zgjodh edhe anëtar i Akademisë së Shkencave në Perandorinë Osmane në Stamboll (1). Akademik (Ruus) Ali efendi Gjakova, shkollimin e kreu në Stamboll ku ishte edhe profesor i Universitetit Fatiha në këtë qytet, ku arriti deri tek anëtari i Akademisë së Shkencave në Perandorinë Osmane. Akademik Ali efendi Gjakova si dijetar i njohur i kohës, ka lënë të shkruar një numër tekstesh universitare të lëmit të drejtësisë Islame. 1. Mr. Hasan efendi Nahi Myfti kryesor i Rrafshit të Dukagjinit (pensionist nga Prishtina).
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.