Ali Aliu
Magjistër i shkencave të mjekësië
Lindi në dhjetor të vitit 1947 në Tuhinë të Kërçovës. Shkollën fillore e kreu në Jagoll-Dolencë, Gjimnazin Matematikor e kreu në gjuhën maqedone në Kërçovë me sukses të shkëlqyeshëm. Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Shkup më 1976. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Mjekësisë të Zagrebit ku edhe magjistroi në shkurt të vitit 1985 me temën: ”VLERËSIMI I ECURISË DIAGNOSTIKE DHE TERAPEUTIKE TE MIOMI I MITRËS”(kr). Mr. Ali F. Aliu pas kryerjes së Fakultetit të Mjekësisë punoi si mjek në Shtëpinë e Shëndetit në Prishtinë dhe Drenas. Më 1976 kaloi në Klinikën Gjinekologjike-Obstetrike në Prishtinë. Specializimin e kreu në Klinikën Gjinekologjike në Beograd më 1981, punën e vazhdoi si mjek specialist në Klinikën Gjinekologjike-Obstetrike të Fakultetit të Mjekësisë të Prishtinës, është koautor i më tepër se 21 punimeve shkencore. Mr. Ali F. Aliu tezën e disertacionit e ka të përgatitur që nga viti 1990 por për shkak të rrethanave të kohës nuk e ka mbrojtur.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.