Ali Aliu
Doktor i shkencave të filologjisë
Lindi më 1934 në Kranjë të Strugës. Shkollën fillore e kreu në Manastir, të mesmen (normalen) e kreu në Shkup. Fakultetin Filozofik-Dega e Albanologjisë e kreu në Beograd më 1960 u doktorua në Fakultetin Filozofik të Prishtinës në qershor të vitit 1973 me temën ”KRIJIMTARIA LETRARE E PETRO MARKOS” Dr. Ali Aliu së pari punoi si gazetar-redaktor në “ Flakën e Vllaznimit” në Shkup, mandej në Edicionin e Botimeve të “Rilindjes” në Prishtinë, e prej vitit 1972 zgjidhet ligjërues në Fakultetin Filozofik të Prishtinës ku ligjëronte lëndën Teoria e letërsisë dhe arriti deri në prof. ordinar i kësaj lënde në Fakultetin e Filologjisë në Prishtinë. Dr. A. Aliu më 1996 u zgjodh anëtar korrespodent i ASHA-s të Kosovës, kurse në vitin 2000 anëtar i rregullt i ASHA të Kosovës. Akademik Ali Aliu ka 12 vepra të botuara, ka drejtuar Zyrën e Kosovës në Tiranë më (1992) dhe ligjëron në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë. Jeton në Prishtinë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.