← Shfleto

Ali Alidemaj

Magjistër i shkencave të filologjisë

Lindi më 1950 në Kërninë të Istogut (Burimit). Shkollën fillore e kreu në Rakosh, kurse normalen në Mitrovicë, Fakultetin Filozofik-Dega e Gjuhës dhe e Letërsisë Shqipe - në Prishtinë më 1975. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Filozofik të Prishtinës ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1984 me temën: ”PROZA E DRITËRO AGOLLIT ” Mr. Ali Alidemaj në fillim punoi si gazetar i “Rilindjes”, lektor në Radio Prishtinë e më vonë redaktor i shënimeve stenografike në Kuvendin Krahinor të Kosovës. Mr. A. Alidemaj ka 15 punime profesionale-shkencore të botuara dhe dy vëllime poezish. Aktualisht punon në Redaksinë e Gazetës Zyrtare të Kuvendit të Kosovës në Prishtinë ku edhe jeton.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.