Ali Ahmeti
Magjistër i shkencave të filologjisë
Lindi më 1944 në Vuthaj të Plavës. Shkollen fillore e filloi në vendlindje dhe e kreu në Guci, kurse Shkollen e mesme në Pejë. Fakultetin Filozofik-Dega e Gjuhë dhe Letersi Shqipe e kreu në Prishtinë më 1964 ku i mbaroi edhe studimet pasuniversitare dhe magjistroi në dhjetor të vitit 1979 me temën:” VAJTIMET GOJORE SHQIPTARE NË KRAHINËN E PLAVËS DHE GUCISË”. Mr. Ali Ahmeti në fillim punoi si mësues në rrethinën e Prishtinës, kurse si prof. i Gjuhës Shqipe në Gjimnazin e Prishtinës deri në vdekje. Mr. A. Ahmeti ka shkruar vjersha për fëmijë dhe të rritur, e ka të botuar temën e magjistratures si dhe ka një numër të konsiderueshëm artikujsh të botuar. Vdekja e papritur në prill të vitit 1990 ia ndërpreu mbrojtjen e tezës së doktoratës të paraqitur në Universitetin e Zagrebit.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.