← Shfleto

Alfred Uçi

Magjistër i shkencave të filologjisë

Lindi më 1930 në Korçë. Mësimet fillestare i kreu në vendlindje, kurse të mesmet (Gjimnazin) e filloi në Korçë e vazhdoi në Tiranë e Shkodër. Fakultetin Filozofik e kreu në Universitetin “Lomonosov” të Moskës. Punën e filloi në Institutin e Lartë Ekonomik të Tiranës. Më 1956 punoi në gazeten “Zëri i Popullit” të Tiranës. Me formimin e Universitetit të Tiranës (1957) Alfredi filloi punën si profesor i filozofisë dhe i estetikes në fakultetet e ndryshme të këtij universiteti deri më 1970. Prej vitit 1979 ka qenë drejtor i Institutit të Kulturës Popullore pranë Akademisë së Shkencave të Tiranës, punoi edhe në Akademinë Shkencave. Mr. Alfred Uçi u mor edhe me krijimtari letrare dhe shkroi shkrime të ndryshme, kritikë, estetikë, filozofi për letërsinë shqipe dhe për folklorin shqiptar. Ka marrë pjesë në shumë konference e simpoziume kombëtare dhe ndërkombëtare në vend dhe jashtë. Është ndër krijuesit më të spikatur në lëmin e estetikës shqiptare.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.