← Shfleto

Alfred Moisiu

Doktor i shencave ushtarake

Lindi në dhjetor të vitit 1929 në Shkodër. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse Shkollën e Xhenios e kreu në Leningrad (1946-1948). Studimet i ndoqi në Akademinë e Xhenios të Moskës (1952-1958), ku diplomoi me medalje të artë. Doktoroi në shkencat ushtarake. Mori pjesë në LNÇ, Shërbeu në Shkollën e Bashkuar të Oficerëve të Tiranës, instruktor në Akademinë Ushtarake “Skenderbej”, mandej punoi në Drejtorinë e Xhenios, në Ministrinë e Mbrojtjes. Kreu kursin e lartë të Shtabit të Përgjithshëm në Akademinë e Mbrojtjes të Tiranës, drejtor i Xhenios dhe i fortifikimit në Ministrinë e Mbrojtjes, (zëvendësministër) i Mbrojtjes. Në dhjetor të vitit 1991 e mori detyrën e ministrit të Mbrojtjes në Qeverinë Teknike, mandej u emërua këshilltar e në vonë zëvendësministër i Mbrojtjes. Dr. Alfred Moisiu kreu edhe një kurs për personalitete të larta në Kolegjin Ushtarak të NATO-s në Romë, mandej u zgjodh Kryetar i Republikës së Shqipërisë. Dr. A. Moisiu është dekoruar me Urdhërin “Ylli i Kuq”, Urdhrin e Skënderbeut të kl. III dhe kl. II dhe urdhra të tjerë edhe nga Mbretëresha e Britanisë së Madhe Elizabeta II dhe nga Presidenti i Polonisë.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.