← Shfleto

Aleksandër Flloko

Doktor i shkencave të natyrës – biologjisë

Lindi më 1946 në Pejë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Tiranë, ku e kreu Fakultetin e Shkencave të Natyrës -Dega Biologji-Kimi diplomoi më 1970. Pas diplomimit u emërua biolog në Ndërmarrjen e Peshkimit në Vlorë, mandej në Durrës e më 1990 emërohet drejtor i Përgjithshëm i Peshkimit në Ministrinë e Bujqësisë dhe të Ushqimit si dhe është kordinator kombëtar në projektimin dhe zhvillimin e peshkimit në vend. Më 1998 mori gradën “Doktor i shkencave”. Dr. Aleksandër Flloko ishte anëtar i Këshillit të peshkimit për Mesdheun FAO-GFCM dhe drejtor i Bordit të Këshillit të Ekspertëve të Agrobiznesit KEA. Ka të botuara disa punime shkencore për peshkimin shqiptar si degë e industrisë ushqimore të vendit.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.