← Shfleto

Aleksandër Çina

Doktor i shkencave të mineralogjisë – minerograf

Lindi në tetor të vitit 1934 në Tepelenë. Mësimet e para i kreu në vendlindje, të mesmet në Tiranë ku e kreu edhe Fakultetin e Inxhinierisë - Dega Gjeologji, dhe diplomoi si inxh. gjeolog më 1959. Po në këtë fakultet edhe doktoroi në vitin 1978 me temën: ” PARAGJENEZAT MINERALE TË MINERALIZIMEVE DAMARORE HIDROTERMALE KUARC-SULFURE TË BAKRIT, PJESA VERIORE E ZONES MIRDITA”. Dr. Aleksandër Çina së pari punoi në Laboratorin Qendror të Gjeologjisë në Tiranë, mandej shkoi për specializim të mineralografisë në Rusi. Pas kthimit punoi si mineragraf në Institutin e Studimeve Projektuese të Gjeologjisë të Tiranës, si Petrograf në Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave të Tiranës. Ka qenë drejtor i Departamentit mbikëqyrës së projekteve në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Gjeologjik Shqiptar. Dr. A. Çina është minerograf i parë shqiptar. Ka 26 artikuj e raporte, brenda dhe jashtë vendit, si dhe 10 artikuj në buletinet e huaja. Ka 42 referate (21 brenda dhe 21 jashtë shtetit). Ka qenë kryetar i Shoqatës së Gjeologëve të Shqipërisë. Mban Urdhrin “N.Frashëri” kl. III “Çmimin e Republikës shk. II. “Punëtor i shquar i shkencës dhe i teknikës”.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.